Joao Felix është shpallur “Golden Boy 2019”, lojtari më i mirë në botë nën 21-vjeç, çmim ky i cili akordohet nga “Tuttosport”. Talenti portugez zbarkoi në Torino ku mori çmim i cili përkon me sezonin e 17-të:

“Ia dedikoj këtë çmim familjes, shokëve të mi te Atletico dhe tek Benfika, jam shumë i emocionuar”, u shpreh sulmuesi i cili është pagëzuar me nofkën CR7 i ri. Gjatë mbrëmjes gala ishte i pranishëm edhe Jorge Mendez i cili u shpall menaxheri i vitit por më shumë se sa ky çmim ajo që tërhoqi vëmendjen ishin deklaratat e tij në lidhje me këtë edicion të “Topit të Artë” ku fitues u shpall Leo Messi:

Mendez
Mendez

“Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori, ka transformuar futbollin botëror, Portugalinë dhe Realin. Nuk mund ta krahasosh me askënd. “Topi i Artë” për Messin? Për mua është një padrejtësi, nëse Ronaldo do të luante për Realin do ta kishte fituar. Përpara Ronaldos, Portugalia nuk kishte fituar asgjë, ndërsa me të në fushë fitoi Europianin dhe Ligën e Kombeve”, u shpreh agjenti i CR7.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb