Jona Vrioni është tashmë një emër i njohur nga të gjithë ne, e cila tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me videot humoristike. Tek Jona gjen veten çdo kush, videot e saj janë të frymëzuara nga realiteti shqiptar dhe jo vetëm. Në një intervistë për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa Jona erdhi në një rrëfim të gjatë për jetën në itali dhe famën që Tik Tok i dha. Ajo zbuloi për programin ‘FitStation” dhe të vertetën e parave që fitohen nëpërmjet platformës Tik Tok.

“Tik Tok ndahet në dy kategori kur bëhet fjalë për pagesat, nga videot dhe nga sfidat. Sfidat marrin shumë më shumë fitime, ka dhe sfida që arrijnë 30-40 mijë euro.

Ndërsa për videot paguan në bazë të shikueshmërisë së videos, në bazë të pëlqimeve. Ajo që mund të arrish të bësh me lekët e Tik Tok nga shikueshmëria e videove, është të blesh ndonjë paketë cigare”- u shpreh Jona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: