Dy javë përpara në futbollin shqiptar ka shumë pak të panjohura, luhet vetëm për Evropë, ndërsa gara e vërtetë zhvillohet për “Këpucën e Artë”.

“Golin” e vërtetë, surprizën më të madhe e bëri Vllaznia, duke larguar Plorin, për ti besuar stolin Mirel Josës, një lëvizje kjo që bëri jo pak bujë.

Bledi Shkëmbi, i ftuar në News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, u shpreh se kjo lëvizje mund të ndodh vetëm në Shqipëri. Për Shkëmbin më shumë kjo është një përpjekje e shkodranëve për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Në analizën e tij, Shkëmbi u ndal edhe te Tirana, te Seferi, lojtar të cilin presidenti Halili e vlerëson 1,5 milionë euro. Shkëmbi u shpreh i sigurt edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb