“Sesioni 53” i Bizarrap dhe Shakirës padyshim që është një nga këngët më të suksesshme për vetë faktin që i kushtohet dikujt që ka tradhëtuar në një lidhje, në këtë rast ish-futbollistit të Barcelonës, Zherard Pike.

Së fundmi, shoku i ngushtë i spanjollit së bashku me Bizarrap kanë prodhuar një version fantastik të kësaj këngë. Përmes një programi ata kanë zëvendesuar zërin e Shakirës me të Pikesë.

Nuk mund të mohohet që ky version është mjaft interesant dhe në pak kohë është pëlqyer dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: