Motra e të riut që iu dogj makina gjatë natës në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës flet për gazetarin Enrik Mehmeti të “Neës24” dhe “BalkanËeb”.

Dyshimet që ata si familje kanë lidhje me profesionin e të riut Ermal Hoxha, i cili është jurist pranë Kadastrës së Vlorës, por nuk i përjashtojnë as konfliktet personale dhe familjare.

Zamira Hoxha nuk e përjashton as një konflikt që ajo ka me ish-bashkëshortin e saj me të cilin është në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve.

“Ishte ora rreth tre e mëngjesit, ndjeva borinë e makinës që ra dhe dola. Pashë një flakë që kishte nisur në anën e shoferit, njoftova pjesën tjetër të familjes. Sa dolëm ne mori flakë e gjitha ajo. Ermali punon në Hipotekë, nuk ka asnjë konflikt interesi, nuk ka shkelur njeri në kallo. Unë e deklaroj hapur se kam një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin tim, kam 6 vite në gjyq dhe gjyqin e kam më 9 shkurt. E ngre si kauzë këtë ide që mund ta ketë hedhur asi me qëllim që të më marrë djalin se ka 6 vite që e pretendon. Arrtin deri në këtë pikë sa mund të thotë që fëmija atje s’ka siguri që të jetojë, pra i rrezikohet jeta. E hedh si dyshim këtë, mund të jetë edhe ndonjë person tjetër i fshehur…por as këtë nuk e përjashtoj”,- u shpreh Zamira Hoxha.

Ajo sqaroi ndër të tjera se mjeti i djegur i markës “Toyota”, ka qënë në brendësi të banesës, në oborr dhe se autori mund të ketë kapërcyer murin për të vënë në zbatim planin e tij.

Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb