I biri i legjendës holandeze Patrick Kluivert, Justin Kluivert, vijon të mahnisë me performancat e tij tek Ajax. 18-vjeçari i talentuar pak javë më parë realizoi ‘tripletë’ duke bërë që e gjithë Holanda të flasë për të e të shpresoi se është një nga ata futbollisti që do ta nderoi në vitet e ardhshme.

Sot, Justin Kluivert, ishte iniciatori i Ajax që përmbysi Willem në ‘Eredivisie’, duke bërë që të fitonin ndeshjen 3-1. Kluivert në minutën e 63-t pas bëri ç’deshi në krahun e majtë lëshoi një silur që u ndal në trekëndëshin e portës së Willem. Portierit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shikonte topin që prekte rrjetën e që njëkohësisht dërgonte shifrat në 1-1.

Talenti i Ajax prej kohësh është nën monitorimin e Jose Mourinho-s i cili e pëlqen shumë 18-vjeçarin që ka gjasa të transferohet te Manchester United, për të treguar magjinë e tij në “Old Traford”.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb