Derbi i Italisë ishte prova e zjarrtë për Interin e Antonio Contes, ndeshja e parë e vërtetë për të konfirmuar se janë ata ekipi anti-Juve por fusha e lojës vërtetoi totalisht të kundërtën, “Zonja e Vjetër” mbetet ekipi për tu mundur, kampionët në fuqi, një ekip që dukshëm ka diçka më shumë se të gjithë në Serie A, fakt të cilin e pranon dhe vetë Antonio Conte:

“Komplimente Juves, është një skuadër nga një tjetër kategori, nuk mund të krahasohemi me ta. Pas daljes së Sensit humbëm fillin e diskutimit, por dhamë gjithçka, duhet akoma të rritemi. Juve tregoi se ka shumë eksperiencë për të administruar më mirë ndeshjet, nuk kam ç’të them tjetër, djemtë dhanë gjithçka, ndryshe nga Juve ne kemi ende shumë rrugë për të bërë. Ishte një ndeshje e rëndësishme përballë një skuadre shume të fortë”, theksoi Conte në konferencë për shtyp.

Maurizio Sarri shijon fitoren në “San Siro” që rikthen Juven e tij në krye të Serie A: “Klasifikimi në këto momente nuk ka shumë rëndësi, gjëja e rëndësishme është se bëmë një paraqitje të mirë, një paraqitje me personalitet dhe karakter kundër një ekipi të fortë që gjithnjë kishte fituar në këto momente të kampionatit, e merituam këtë fitore”, theksoi Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb