Duke folur për mikrofonët e “Sky Sport” pas suksesit në derbi kundër Torinos, Kristinao Ronaldo komentoi paraqitjen e tij dhe të skuadrën, teksa vë theksin te goli që realizoi me goditje dënimi, një gol që i mungonte prej të paktën dy vjetësh.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por punuam mirë, fituam dhe vumë Lacion nën presion. Arritëm objektivin fitoren. Unë kisha një nevojë për një gol me goditje dënimi për të fituar më shumë vetëbesim. E rëndësishme është që skuadra fiton pavarësisht se kush shënon, por e vërteta se si unë ashtu dhe Dibala jemi mirë. Ekipi është mirë dhe ka besim, Tani na pret Milani, një ndeshje e vështirë, por objektivi është të mendojmë vetëm për veten tonë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb