Pas humbjes së hidhur në finalen e Kupës së Italisë, Juventus kthen faqe dhe reagon shpejt në Serie A. Në stadiumin “Dall’Ara”, “Zonja e Vjetër” thyen pastër 0-2 Bologna duke e dërguar presionin tek Lazio me bardhezinjtë që e shohin vetëm plus katër pikë, për momentin. Pas një fillim ndeshje të ekuilibruar, De Ligt me ndihmën e VAR fitoi një 11-metërsh në minutën e 23-të. C.Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar torinezët në avantazh. Paolo Dybala me një magji në të 36-tën, realizoi dhe golin e dytë për Juven. Në pjesën e dytë, CR7 humbi disa raste për të dërguar shifrat në 0-3, Bernardeschi goditi shtyllën ndërsa në shtesë Danilo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo ishte fitorja e katër radhazi në kampionat për Juven, një fitore e cila erdhi në një moment të vështirë: “Ishim më mirë në aspektin fizik krahasuar me ndeshjet e fundit. Kemi individë me kualitet shumë të lartë por është e rëndësishme të kemi një skuadër të aftë të zgjidh ndeshjet, nuk mund të presim gjithnjë nga Dybala dhe Ronaldo”, u shpreh Sarri pas sfidës kundër Bologna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb