Juventus “harron” krizën në Salerno dhe fiton bindshëm ndaj Salernitanës 0-3 në Serie A. Sfida do shkonte në rrugën e duhur për bardhezinjtë në minutën e 26-të, kur Dusan Vlahovic shndërron në gol një penallti. Brenda pjesës së parë, po një serb, Kostic do dyfishonte shifrat duke futur kështu në një farë mënyre 3 pikët në kasafortë.

Festivali i golave nuk kishte mbaruar, Vlahovic realizoi sërish sapo filloi pjesa e dytë. Ekipi i Max Allegrit renditet në 10-të me 26 pikë, ndeshja e radhës për torinezët është në shtëpi ndaj Fiorentinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb