Juventusi fitoi derbin e Italisë kundër Interit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi, Juan Cuadrado në minutën e 45-të të pjesës së parë. Me këtë fitore, Juventusi është i pari me 54 pikë, gjashtë pikë më shumë se Napoli, ndërsa Interi në vendin e pestë me 42 pikë.

Mirëpo përveç ndeshjes ajo që po bën bujë në rrjetet sociale është aktrimi i mbrojtësit të Juventusit, Giorgo Chiellini. Mbrojtësi hidhet kot dhe simulon për të marrë një faull ndaj Perisic i cili nuk  e prek fare. Chiellini e bën me qëllim që të vonojë lojën dhe arbitri e akordon faull, fakt që të bën të kuptosh se Giorgo Chiellini përveç mbrojtësit është një mjeshtër edhe në aktrim. Për më shumë shikoni videon:

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/interist.gjithmon.96/videos/108805022971805/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb