Juventus kthehet te fitorja në Serie A dhe në pritje që Inter të zbresë në fushtë për ndeshjen në transfertë kundër Fiorentinës merr rimerr vendin e parë në Serie A. “Zonja e Vjetër” mundi me lehtësi 31- Udinese në javën e 16-të të kampionatit italian.



Protagonist absolut Cristiano Ronaldo, që shënoi dy gola, ndërsa suksesi i Juventus u vendos që në pjesën e parë, kur Bonucci realizoi edhe golin e tretë. Vetëm në shtesë, Udinese zbuti humbjen, por nuk prishi festën e bardhezinjve që transferojnë presionin te rivalët e Interit. Nuk arrin të ruajë serinë e fitoreve Milan, që në fushën e tij u ndal në barazim pa gola kundër Sassuolo.


Milan Sassuolo Streaming And Tv Where To See The Serie A Match
Milan Sassuolo Streaming And Tv Where To See The Serie A Match

Kuqezinjtë dominuan me raste, por nuk arritën të finalizojnë si duhet aksionet e tyre. Një goditje të rëndë ka marrë Atalanta, që pas kualfikimit historik në Champions, u mund 2-1 në fushën e Bologna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb