Juventus nuk ndalet dhe pas titullit kampion dimri në Serie A, konfirmon formën e shkëlqyer edhe në Kupën e Italisë. “Zonja e Vjetër” siguroi një vend në çerekfinalet e këtij kompeticioni duke mundur me lehtë 4-0 Udinese. Mungesa e Cristiano Ronaldo nuk u ndje, ndërsa as ndryshimet e mëdha në formacion nuk i penguan kampionët italianë të zgjidhnin sfidën që në pjesën e parë.

Në minutën e 16-të, Higuain kaloi vendasit në epërsi pas një aksioni prej katalogu me Paulo Dybala. Ky I fundit dyfishoi shifrat pas dhjetë minutash, duke goditur saktë nga pika e penalltisë. Kaq për pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit, Juventus vulosi fitoren dhe kualifikimin me dy gola të tjerë. Në minutën e 58-të, Dybala gjeti sërish rrugën e rrjetës për të kurotëzuar një ndeshje të madhe edhe në aspektin personal. Te goli pas një mungese të gjatë u kthye edhe Douglas Costa, që plotësoi “pokerin” juventin me 11-metërshin e minutës së 61-të.

Paulo Dybala Juventus Coppa Italia
Paulo Dybala Juventus Coppa Italia

Juventus do të luajë në çerekfinalet e Kupës së Italisë me fituesin e sfidës Roma-Parma. Ndërkohë, suksesi i fundit ka bindur drejuesit e klubit bardhezi të mbyllin përpara kohe merkaton e dimrit. Nuk do të ketë asnjë afrim gjatë janarit, teksa po punohet vetëm për të ardhmen. Kështu, pas mbylljes së marrëveshjes me Kulusevskin për sezonin e ardhshëm, objektiv kryesor është Sandro Tonali. Mediat italiane zbulojnë se Juventus ka parakaluar Interin në garën e fortë për talentin e mesfushës, duke ofruar 50 milion euro për kartonin e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb