Juventus është në formë të mirë në Serie A, teka ka mundur minimalisht 1-0 Veronën në shtëpi. Për të marrë 3 pikët, djemtë e Max Allegrit u mjaftuan me golin e Kean në minutën e 56-të.

Me këtë rezultat, “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 44 pikëve, në vendin e shtatë, duke iu afruar kështu zonës europiane. Ndeshja e radhës është në Romë, ndaj Lazios.

Në krahun tjetër, veronezët po bëjnë një sezon tejet të dobët, vetëm vendi i 18-të me 19 pikë. Sfida e radhës është në shtëpi, ndaj Sassuolos së Dionisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: