TIRANE – Zv.kapiteni bardheblu i Tiranës, Gentian Muça, i ka dhënë fund beqarisë. 29- vjeçari, idhulli i tifozëve, fanatiksi i ditëve të para, ka tre ditë që ka hapur zyrtarisht ceremoninë e martesës. Dhe ka zgjedhur Agin, vajzën simpatike e të shkathët, krejt e kundërta në tip me personalitetin që shfaq Genti. Kjo e djelë, ka qenë një ditë e veçantë për zv/kapitenin Muça. Ka vendosur të martohet, por ka vendosur (dhe trajneri i Tiranës Ilir Daja), të luajë edhe kundër Skënderbeut, në një ndeshje, kaq të rëndësishme për Tiranën në këtë momente.
Pas ceremonisë në xhami, Gentian Muça është martuar edhe në fushën e lojës, përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut, në stadiumin “Selman Stermasi”. Edvan Bakaj ishte dëshmitar i celebrimit, së bashku me zëdhënësin e klubit bardheblu, Arbi Laçi, njëherësh i afërm i Muçës. Sikurse dhëndri, edhe nusja mbante një shall me ngjyrat e Tiranës.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për dhëndrin, për të gjithë. Një ndeshje, i ka të tria rezultatet brenda. Por nëse Tirana fiton, kjo do të jetë një dhuratë e rëndësishme e gjithë klubit e tifozërisë bardheblu për këtë dasmë. Sido që të jetë, te Iliria Palace në mbrëmje do të ketë festë. Sepse as humbja, as barazimi (që lojtarëve të ekipit nuk u shkon në mend para dasme) nuk do të prishin festën e djegies së shamisë së beqarit për njeriun e Tiranës, Gentian Muça.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb