Vllaznia triumfoi 3-1 me Partizanin në Shkodër, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët shohin veten në avantazh pas 10 minutash lojë. Portierit Hoxha i rrëshqet topi nga duart, aty gjendet Kaina, i cili përfiton dhe shënon.

Ekipi i Mirel Josës mund të festonte sërish pas gjysmë ore loje me golin e Cobës. Skuadra e Colellas nuk dorëzohet dhe vendos ekuilibrat me Matondo, pas një gjuajtje nga distanca.

Pjesa e dytë do shihte sërish Kainën protagonist, sulmuesi “tund rrjetën” duke i dhënë ekipit një fitore të merituar.

Sukses të rëndësishëm në aktin e parë mori edhe Teuta në Durrës ndaj Kukësit, me shifrat 2-0. Golat u realizuan nga Kallaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb