Interi është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën e vështirë të Kaljarit, duke rrezikuar ndjeshëm pjesmarrjen në Champions.  Me disfatën e sotme, zikaltërit mund të humbasin vendin e tretë, duke i dhënë shansin “komshinjve” të Milanit që t’i parakalojnë në renditje, në rast të një triumfi të mundshëm ndaj Sasuolos.

Kaljari e zuri në befasi Interin duke kaluar e para në avantazh me golin e Çepitelit, pas një asisti të Cigarinit, në minutën e 31-të të lojës.

7 minuta më vonë, skuadra e Spaletit gjeti golin e barazimit me Lautaro Martinezin, i cili bëri një lëvizje që kujton Ikardin dhe me kokë mposhti kundërshtar.

pavoleti

Nuk ka zgjatur shumë festa e zikaltërve, pasi në minutën e 43-të Pavoleti shënoi golin e dytë. Tre gola në 12 minuta, një ndeshje spektakolare mes Kaljarit dhe Interi. Duhet theksuar se vendasit humbën 11-metërsh në fundin e lojës, teksa Barela gaboi nga pika e bardhë.

KALJARI-INTER 2-1

GOLAT: Kepiteli 31′, Pavoleti 43′ / Martinez 38′ 

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: