GREQI

Kampi më i madh i refugjatëve në Greqi, i njohur me emrin Moria në ishullin kufitar me Turqinë, Lesvos është djegur nga një zjarr.
Streha e mijëra refugjatëve kryesisht sirianë është bërë tashmë shkrumbë e hi teksa mbi 13 mijë persona janë evakuar.

Mediat greke aludojnë se zjarri ka ardhur për shkak të rezistencës së disa familjeve brenda kampit që të mos karantinoheshin.
Janë 35 raste me COVID-19 nga kampi në Lesvos, dhe javën e kaluar autoritetet greke futën gjithë rrethimin në karantinë.

Tashmë një panik është shkaktuar në këtë kamp, pasi të gjithë tashmë janë larguar dhe disa prej tyre, pozitivë me COVID-19 qarkullojnë lirshëm ose në zona të tjera.
Nuk është hera e parë që kampi i Lesvos digjet, por kësaj radhe vetëm disa tenda kanë rezistuar, teksa shumica është djegur plotësisht. Nga pamjet e publikuara, duket sikur sirianët janë kthyer në atdheun e tyre, aty ku janë mësuar të shohin zona të shkretuara nga bombardimet. Kësaj radhe skenën e panë brenda një vendi të BE, nga një zjarr që dyshohet se është i qëllimshëm, por që la në mes të rrugëve mijëra emigrantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb