35- vjeçari i Tiranës, korçari Tefik Osmani i njohur për batutat, ironinë dhe humorin e tij të veçantë kësaj radhe ka shprehur ambiciet e tij sezonale me anë të filmit ‘’Dy herë mat’’.

Duke shkëputur frazën ‘’Edhe akullore, edhe çokollatë’’, Tefik Osmani ka lënë të kuptohet se KF Tirana këtë vit është e etur për dy trofetë, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Tek të dyja KF Tirana po has vështirësi, pasi në kampionat Kukësi i është afruar Tiranës me 4 pikë dhe kërcënon kurse në Kupë, Tirana duhet të përmbysë rezultatin ndaj Bylisit, atë humbje aq shumë të diskutuar në Ballsh që tashmë është pjesë e hetimeve nga Komisioni në FSHF.

Por duket se Osmani i ka marrë me sportivitet sfidat dhe pret që Tirana t’i fitojë të dyja trofetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb