Pas suksesit ndaj Italisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, Anglia ka marrë suksesin e radhës. “3 luanët” triumfuan në shtëpi 2-0 ndaj një kundërshtari si Ukraina. Të besuarit e Southgate vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, pasi realizuan dy herë. Ishte Harry Kane që “tundi rrjetën” në minutën e 37-të, ndërsa dyfishoi menjëherë shifrat në të 40-tën.

Në pjesën e dytë, anglezët menaxhuan më së miri rezultatin, duke marrë kështu 3 pikë në shtëpi. Me 6 pikë të grumbulluara deri tani, ku ekip kryeson grupin. Në krahun tjetër, Ukraina qëndron e fundit, pa asnjë pikë të grumbulluar.

Në ndeshjet e tjera kualifikuese të pasdites, Islanda shkatërroi me rezultatin 7-0 Liechtenstein, ndërsa San Marino u imponua 2-0 nga Slovenia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: