(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

1 paketim kaneloni
4 kunguj mesatare
200 gr gjizë
2 qepë të njoma
200 gr salcë domatesh
Disa gjethe borzilok
100 gr djath kaçkavall
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Pergatitja
Skuqim qepët e njoma në vaj ulliri dhe shtojmë kungujt e grirë, gjizën, kripën, piperin e zi dhe arrat e grira.
Masën e kalojmë në një qese pastiçerie dhe mbushim kanelonit me të. I rendisim në tavë dhe nga lart shtojmë salcën e domates, si dhe gjethet e borzilokut të prera imët. Shtojmë pak kripë, pak vaj ulliri dhe spërkasim me djathin kaçkavall.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb