Bilanci i pesë ndeshjeve të fundit të luajtura nga Meksika nuk është më pozitivi. Kombëtarja trengjyrëshe fitoi dy (Suriname dhe Peru), barazoi një (Xhamajka) dhe humbi dy (Paraguaj dhe Kolumbi). Disfata e fundit, ajo kundër Cuadrado dhe shokëve të tij, tërboi tifozët.

Meksika humbi 3-2 pavarësisht avantazhit 2-0 të marrë në pjesën e parë dhe në fund të lojës disa tifozë vërshëllyen trajnerin Gerardo Martino, i cili u detyrua të largohej nga fusha i shoqëruar.

Kjo situatë nuk është aspak e mirë te Meksika, e cila pas pak javësh do të bëjë paraqitjet e saj në Botërorin e Katarit. Kjo përfaqësuese është në një grup me Argjentinën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: