TIRANE

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas protestës së organizuar sot nga opozita. Braçe, përmes një postimi në Instagram, shkruan se kreun e PD-së Lulzim Basha nuk ka popull që e ndjek. Ndërkaq, zv.kryeministri nuk kursen edhe kritikat për ish- qeverinë e PD-së, teksa i kujton edhe Gerdecin.

Braçe ndër të tjera shkruan se PD ka vjedhur dhe vrarë popullin si kurrkush më parë.

Postimi i plotë i zv.kryeministrit Erion Braçe

Kaq je Lulzim, vec kaq!
Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt!

E di pse?
Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare
Popullin!
E keni bere si kerkush para e pas jush!

A ju kujtohet #15Marsi?
A ju kujtohet #Gerdeci?

Ka Zot lart!
Ka Popull te tij ne toke!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb