Real Madrid kishte një sfidë delikate sot pasdite, teksa në “Bernabeu” priste skuadrën e Seviljes. Ashtu siç parashikohej, takimi ishte i vështirë dhe Reali ka mundur të fitojë me shifrat 2-1 falë një dygolëshi të Kasemiros, që bëri të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Luk De Jong.

Në fakt, edhe De Jong mund të ishte autor i një dygolëshi, por VAR anuloi avantashin fillestar të Seviljes, pas një faulli në sulm të Gudelj.

Në pjesën e dytë, Kasemiro shënoi golin e epërsisë me një aksion mjaft të bukur në minutën e 57-të, ndërsa De Jong barazoi me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës në të 64-ën. Por vetëm 5 minuta zgjat barazpesha, pasi Kasemiro kthehet në heroin e Realit, kur shënon me kokë golin e fitores, që do të vulosë dhe shifrat 2-1 dhe që i ngjit “Los Blancos” në kuotën e 43 pikëve, 3 më shumë se Barcelona, por katalanasit e luajnë nesër sfidën e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: