NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3 filxhan miell
2 e ½ filxhan sheqer
2 e ½ filxhan kungull të grirë
3-4 kokrra vezë
100 gr arra
100 gr rrush të thatë
1 teke konjak
1 lk kanellë, 1 lk sodë
¾ gotë qumësht
150 gr margarinë

Përgatitja
Fillimisht vendosim rrushin e thatë në konjak që të zbutet. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin dhe margarinë, më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë duke i trazuar mirë derisa të realizohet një brumë homogjen. E vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb