(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
Për kekun:
4 vezë
100 gr sheqer
Pak vanilje
100 gr miell
1 lugë pluhur pjekës

Për mbushjen:
200 gr krem djathi Exquisa
400 ml panna për ëmbëlsira
100 gr sheqer pluhur
200 gr luleshtrydhe
50 gr arra të shtypura

Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen shkumë. Shtojmë miellin e situr, vaniljen dhe pluhurin pjekës. E trazojmë me kujdes që të mos ulet volumi. Më pas e kalojmë brumin në një tavë me letër pjekje dhe e pjekim në 200 gradë për 10 minuta.

Rrahim panën e ëmbël derisa të bëhet shkumë. Në një enë tjetër rrahim kremin e djathit dhe më pas i bashkojmë. Shtojmë luleshtrydhet e copëzuara dhe arrat e grira.

Kekun e nxjerrim nga furra dhe e mbështjellim me letrën e pjekjes që ti japim formë roleje. E hapim sapo ftohet dhe shtojmë kremin. E rrotullojmë dhe e zbukurojmë nga lart me pak krem akoma dhe fruta të freskëta ose të thata sipas dëshirës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb