Kievi u bombardua sot me urdhër të presidentit Vladimir Putin. Pas shpërthimit në urën e Krimesë, objekti i radhës i sulmit për ushtrinë ruse ishte Kievi, ku u minua infrastruktura, e cila përdoret kryesisht nga civilët.

Mes objektivave të goditur mëngjesin e së hënës, në kuadër të “hakmarrjes” për shkatërrimin e urës që lidh Krimenë me Rusinë, është edhe ura e qelqtë e këmbësorëve në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë “goditjen” në urën e xhamit. Gjatë momentit të sulmit, shihet se si një raketë goditi shumë afër vendit ku ndodheshin këmbësorët.

Të paktën 10 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në breshërinë e sulmeve me raketa që u regjistruan sot në Kiev, për herë të parë që nga qershori i kaluar. Vende që u sulmuan ishin dhe parqet dhe këndet e lojërave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: