Ditët e fundit në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” po shpërndahen e po bëhen virale video nga kënga e reperit shqiptar Don Xhoni, duke kaluar edhe kufijtë e vendit.

Kënga ritmike është bërë tashmë një trend ku të gjithë bëjnë një video me atë në sfond dhe kërcejnë.

Kjo ka ndodhur edhe në rastin e ushtarëve grekë, të cilët të veshur me uniformën e tyre, të sinkronizuar po performojnë “Freestyle-n” e Don Xhonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb