KORÇË

Qytetin e Korçës e ka gjetur ndryshe dhe të zbukuruar mbrëmja e kësaj të mërkure, ndërsa sytë e të gjithëve janë drejtuar tek festa e birrës  dhe ku padyshim mbretëresha e të gjithave është birra “ Korça”.

Qytetarë të shumtë, vizitorë vendas dhe të huaj kanë vërshuar drejt Korçës për të shijuar atmosferën e pazakontë dhe shijen e birrës “Korça”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në “Shtëpinë e Birrës” ka nisur festa dhe kjo duket qartë edhe nga videoja e mëposhtme, ku ahengun dhe disponimin e i vizitorëve, nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Birra “Korça” ka qenë, është dhe do të mbetet si zgjedhje e parë për ata që dinë të shijojnë shijen origjinale të birrës. Kjo festë, e cila do të zgjasë plot pesë ditë do t’i zbukurojë çdo cep qytetit të Korçës apo siç njihet ndryshe si “Qyteti i Serenatave”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb