TIRANË

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kërcënoi me armë zjarri vëllain e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. L., i cili akuzohet se kërcënoi me vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb