Momente të vështira për forcat ushtarake, emergjencat civile dhe të gjithë ata që po punojnë në terren për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja. Orë të gjata në terren, në temperatura të ulëta dhe kërkime të pandërprera.

Kjo gjë ka bërë që një prej tyre të ndihet keq për disa momente. Efektivi i Forcave të Armatosura gati është rrëzuar përtokë në Thumanë por menjëherë i kanë shkuar në ndihmë kolegët dhe ambulanca duke e risjellë në vetëdije të plotë.

Kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm po punohet për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja nga shembja e disa objekteve për shkak të tërmetit të mëngjesit të djeshëm në Durrës e Thumanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb