BALLSH

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë teksa në ditën e katërt gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se deri më sot naftëtarët kanë refuzuar edhe ndihmën e mjekëve duke mos i pranuar ata t’i vizitojnë dhe duke pohuar se as në urgjencë s’kanë për t’u larguar por do qëndrojnë deri në vdekje, duke përdorur vetëm ujë dhe sheqer.

Naftëtarët shprehen të bindur se do të qëndrojnë në grevë deri në orët e fundit të jetës, pasi 4 ditë pas asgjë qëndrojnë në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre ekonomik, për të marrë pagat e papaguara.

”Do të vazhdojmë, se një problem kemi, ekonomik. Deri në orën e fundit. Derisa të marrim zgjidhje. S’ka kthim pas. S’kemi arsye të tjera, jemi nga ana ekonomike zero. Ndaj, kemi fëmijët në shkollë. Jemi dhe pa bukë. Jemi krimbur në borxhe. Të sëmurë jemi. Nuk shkojmë të vizitohemi sepse s’kemi lekë për ilaçe. Na premtuan për 7 paga që të linim grevën e urisë. Jo vetëm nuk na i dhanë, na hoqën dhe nga puna.”- tha një naftëtar.

 

”Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”- tha një grevist tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb