KIEV-Ka luftuar me thonj dhe dhëmbë ky burrë i përfshirë në një aksident në autostradën Saperno-Slobodskoy të Kievit, mbrëmjen e 4 shtatorit.

Makina e tij, tip Opel, është përplasur me një Toyota, më pas ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë.

Dëshmitarët thanë se menjëherë pas përplasjes mjeti ka marrë flakë dhe është pikërisht ky momenti kur shoferi del nga mjeti dhe humb menjëherë ndjenjat.

Atij i është ofruar ndihma dhe është dërguar me urgjencë në spital, por sipas asaj që raporton përfaqësuesi i policisë Alexander Pavlyuk, nuk është në rrezik për jetën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb