Qytetarët ukrainas në Kiev janë dëgjuar duke brohoritur nga ballkonet e tyre në orët e para të vitit 2023, teksa kryeqyteti i Ukrainës e ka pritur Vitin e Ri në errësirë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ndau pamjet e banorëve në Kiev duke festuar Vitin e Ri në errësirë ​​mes një vale të re sulmesh në kryeqytet.

Komanda e forcave ajrore të vendit tha se kishte shkatërruar 45 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: