Kim Kardashian ka bërë një tjetër paraqitje zbuluese, këtë herë për nevojat e një seti fotografik.

Siç shihet në shumicën e postimeve në rrjetet sociale, ajo është “muza” kryesore e markës së saj dhe po përgatitet për fushatën e re të rrobave të banjës të realizuara nga kompania e saj.

Sipas Daily Mail, fushata e re do të ketë si temë kryesore alienët, gjë të cilën ajo e konfirmon edhe përmes postimit të fundit që ka bërë në Instagram.

Personaliteti televiziv 41-vjeçar ka postuar një video në story e saj, ku është veshur me një rroba banje të zeza, me flokë të gjata bionde të lëshuara.

https://www.youtube.com/watch?v=omvKZfmkwd4

Kardashian qëndron pranë një makine të verdhë sportive dhe shikon në kamerë. Ajo e kompletoi look-un me taka të zeza. Një alien ngjyrë vjollce shfaqet në murin pas saj. Në InstaStories pasuese, Kardashian zbuloi se e kaloi atë natë në Las Vegas, duke pirë me miqtë dhe duke parë koncertin e Adelës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb