Në një spital në Lankao Country, në provincën kineze të Henan, gjatë një operacioni, pranë pacientit të shtrirë, ka ndodhur një ngjarje e pabesueshme. Ashtu siç shkruajnë disa media lokale dhe ashtu sic duket nga kamerat e sigurisë të spitalit, gjatë një operacioni që është bërë në datën 12 maj, kirurgu largohet nga pacienti dhe fillon të debatojë me një infermiere.

Më pas goditja me grushte të njëpasnjëshëm. Gruaja, mesa duket është e fejuara e mjekut, transmeton corriere.it. Episodi duket se ka nisur pasi mjeku ka akuzuar infermieren se ka shkelur protokollin, më pas kanë qenë kolegët e tjerë që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Gruaja ka pësuar dëmtime por jo serioze. Pas shpërndarjes së këtij filmimi në rrjetet sociale, spitali ka njoftuar që operacioni kishte mbaruar dhe pacienti është mirë. Megjithatë shumë përdorues të internetit janë skeptikë. Për çiftin e përfshirë në këtë incident nuk është marrë akoma asnjë masë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb