Një aksident rrugor është regjistruar sot në Lushnjë, ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçare. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’ në fshatin Mertish.

Gazetari Juljan Kasapo raporton për ‘BalkanWeb’ se një fuoristradë ‘Nisan’ me targa AA473 JC ka përplasur 60-vjeçaren Liri Ndoni, e cila kishte dalë për të mbushur ujë.

Fill pas aksidentit gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: