Botërori i Katarit po dhuron spektakël dita-ditës. Kishte pak dyshime, tashmë janë shuar të gjitha, pasi është mësuar edhe se kush është goli më i bukur i fazës së parë të grupeve.

Bëhet fjalë për golin e dytë të Richarlison, në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë, e luajtur pak ditë më parë. Sulmuesi i Tottenham mori një krosim fantastik nga krahët dhe me një lëvizje të bukur akrobatike mposhti portierin Milinkovic Savic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb