“BalkanWeb” sjell pamje nga argjendaria e grabitur në Librazhd, që është në pronësi të kunatit të deputetit socialist, Bashkim Fino. Kjo është ndër argjendaritë më të mëdha në Librazhd, në pronësi të Skënder Xhanit, ndërkohë që ka rënë pre e vjedhjes edhe gjatë vitit 2019.

Ashtu si më parë, edhe mbrëmjen e kaluar, në orët e para të mëngjesit, autorët kanë arritur realizojnë planin e tyre të mirëpërgatitur, duke marrë nga biznesi gjithçka kanë planifikuar; sende që arrijnë në vlerën e miliona lekëve.

Librazhd / Informacion paraprak
Gjatë natës, në qytetin e Librazhdit , është vjedhur pa thyerje një argjendari, në pronësi të shtetasit S.Xh., 64 vjeç, banues ne Librazhd. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb