Pa asnjë revolucion teknik, por sigurisht me ndryshime në aerodinamikë, Ferrari ka prezantuar makinën e re për Botërorin 2019 të Formula 1. Në një ceremoni madheshtore, të zbukuruar nga efektet speciale, skuaderia italiane njohu tifozët e saj dhe ata të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit. E kuqja klasike e Ferrarit nuk ndryshon, ndërsa njëvendëshes i janë shtuar edhe konturet e zeza për shkak të sponsorit të ri në këtë sezon.

Me këtë makinë që është quajtur SF71H, Ferrari kërkon të kthehet te titulli kampion në Formula 1 dhe këtë mision do t’ia besojë dy pilotëve Sebastian Vettel dhe Charles LeClerc. Të dy pilotët ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të makinës së re, ndërsa u shprehën entuziastë dhe optimistë në prag të Botërorit 2019.
balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb