Barcelona nuk po kalon një moment të lehtë, as rikthimi i Messi nuk ka qetësuar situatën në shtëpinë blaugrana. Mes krizës financiare, protestave të lojtarëve për të mos pranuar ulje të pagës dhe mungesës së rezultateve, Barça rikthehet në Champions, aty ku u eliminuan me turp nga Bayern Munich. Historia është ndryshe pasi përballë në këtë start të këtij edicioni do të kenë Ferencvarosi, ekipin e Myrto Uzunit i cili fatkeqësisht e humbi këtë sfidë si pasoj e COVID-19. Pavarësisht se në letër është një sfidë e lehtë për Messi me shokë, trajneri Koeman mban ekipin të karikuar:

“E dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Do të zbresim në fushë me formacionin më të mirë, nuk po mendojmë aspak për sfidën e së shtunës kundër Real Madrid. Ndeshja më e rëndësishme për ne është kjo kundër Ferencvarosi. Është gjithnjë e rëndësishme të fitosh ndeshjen e parë, aq më tepër në shtëpi. Kur je Barcelona je i detyruar të fitosh gjithçka në La Liga dhe në Europë. Nuk jemi favorit absolut për të fituar Champions League por mund të shkojmë larg”, u shpreh trajneri Koeman në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb