(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
1 paketim kofsha pule Perutnina Ptuj
250 gr kërpudha
400 gr spinaq
2 qepë të njoma
1 tufë kopër
1 limon
1 lugë gjelle niseshte
1 të verdhë veze
Vaj ulliri/kripë/piper
1 lugë mustardë

Përgatitja

Kofshat e pulës i marinojmë me mustardë dhe kripë dhe i vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri. Pasi i kaurdisim shtojmë qepën e njomë dhe më pas kërpudhat. Shtojmë gjysëm gote ujë dhe i lemë me kapak derisa të avullojë uji. Shtojmë spinaqin e prerë dhe e gatuajmë për 15 minuta maksimumi. Shtojmë akoma pak ujë në mënyrë që të gatuhen të gjithë përbërësit bashke dhe gjella të ketë pak lëng.

Në një tas grijmë lëkurën e limonit dhe shtrydhim lëngun. Shtojmë niseshte, kripë dhe piper dhe e trazojmë. Shtojmë më pas të verdhën e vezës dhe pak lëng nga gjella. Pasi bëhet një masë kremoze ia shtojmë gjellës duke e trazuar. E lemë 5 minuta të tjera dhe e kemi gati për t’a servirur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb