Manchester United pa përkujtuar sot tragjedinë e Mynihu-t ku pothuajse e gjithë skuadra e tyre më 6 shkurt të vitit 1958 humbi jetën pas përplasjes së aeroplanit.

Ekipi po kthehej nga Beogradi ku kishte mundur Partizanin një ndeshje të Kupave të Europës dhe kishte ndaluar në Gjermani për t’u furnizuar me karburant. Në tentativën e tretë për t’u ngritur nga toka aeroplani u përplas duke aksidentuar të 44 personat që ishin në bord.

20 prej tyre vdiqën në vend dhe të tjerët më pas u dërguan në spitalin rajonal të Mynih-ut. Në fund bilanci ishte 23 të vdekur dhe 21 të plagosur. Kujtojmë se së bashku me ekipin në aeroplan ishin edhe disa mbështetës e gazetarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, United sot, fiks në 60-vjetorin e ngjarjes, ka kujtuar viktimat e atij aksidenti

Në dëborën e ftohtë të Mynih-ut ata sakrifikuan jetët e tyre
Por ata jetojnë përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona
Kështu që ejani të gjithë ju tifoza dhe mbani kokën lart
Për Manchester United që nuk vdes kurrë

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb