Kombëtarja e futbollit ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Izraelin. Pasdite kuqezinjtë u vunë nën urdhrat e trajnerit Xhani De Biazi në seancën e parë që zgjati 80 minuta. Stërvitja e sotme filloi në orën 18:00 dhe jo në 19:00 sikurse ishte njoftuar nga zyra për media e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Berat Gjimshiti, Rei Manaj, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Armando Sadiku dhe Eros Grezda kryen stërvitje të diferencuar. Ndryshe nga pjesa tjetër e lojtarëve, ata ishin të përjashtuar nga pjesëmarrja në skema dhe lëvizjet me top dhe zhvilluan vrap të lehtë në fushën ngjitur me atë ku punoi pjesa tjetër e grupit.

Burime pranë stafit mjekësor bënë me dije se në stërvitjen e sotme gjithçka ka shkuar pa problem dhe lojtarët dolën të palënduar. Nesër skuadra do të ushtrohet me dy seanca dhe grupi pritet të jetë i plotë./pamoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: