Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në Lituani aty ku do të luajë ndeshjen e katërt në grupine  saj për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë kujtime të hidhura nga baltikët pasi vetëm në fillim të muajit të kaluar u mposhtën turpshëm 0-1 në Tiranë nga Lituania e cila vinte e disfavorizuar.

Të besuarit e Rejas tashmë duan të bëjnë kthesën dhe të marrin kryesimin e grupit 4 në Ligën C. Ky grup ka shumë të veçanta, pasi të katërta ekipet kanë nga 4 pikë, Shqipëria mban vendin e dytë pasi ka shënuar më pak, por ka pësuar më pak, si dhe asnjë prej ekipeve nuk ka fituar qoftë dhe një ndeshje në shtëpi në të gjitha përballjet.

Nesër kuqezinjtë sfidojnë Lituaninë në Vilnius në orën 18:00, teksa si në Kazakistan sërish lojtarët kanë në disfavor fushën me bar artificial.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb