Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet në Barcelonë, përpara sfidës debutuese në eliminatoret e Botërorit 2022 kundër Andorrës. Pas seancës së parë stërvitore, nga dita e sotme, Edi Reja ka në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar për tre sfidat e marsit. Ndërkohë, përpara mediave kanë dalë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi, kapiteni Elseid Hysaj dhe mesfushori Klaus Gjasula.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb