Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë vënë kyçin derës hyrëse të selisë.

Siç shihet në videon që sjell gazetari Osman Stafa në redaksinë e “BalkanWeb”, dera kryesore e PD është kyçur me çelës e zinxhir.

Gazetari Stafa raporton se ky veprim është ndërmarrë vetëm pak minuta më parë, teksa Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të shkonte në seli për të mbajtur një deklaratë sot në orën 14:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb