Ka nisur në Tropojë koncerti-protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë. Qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e HEC në këtë zonë natyrore por edhe personazhe të njohura të skenës.

Në koncertin-protestë këndojnë këngëtarë të njohur dhe politikanë. Madje është iniciuar nga këngëtaret Eda Zari dhe Elina Duni kundër ndërtimit të 11 HEC­ve përgjatë lumit me të njëjtin emër. Po kështu janë të pranishëm edhe deputeti Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi.

Në këtë tubim marrin pjesë dhjetëra banorë të zonës, përfaqësues të Shoqërisë Civile si qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Koncerti do të zgjasë deri në orën 18:00. Pas Valbonës, një koncert­protestë do të mbahet edhe në Tiranë në 30 Tetor ora 18:00 përballë Piramidës.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/412723468851301/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: