Ditën e sotme në Shëngjin disa të rinj u konfliktuan me armë brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin.

Policia ka publikuar pamjet e momentit kur dy personat e armatosur futen në lokal dhe kanosin të riun, shtetasin Gj. M.

Fillimisht në lokal ka hyrë një prej personave, i ndjekur më pas nga shtetasi tjetër, ndërsa nën kërcënimin e armës kanë nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit të riun.

Kujtojmë se në pranga ranë Eris  Muça, 29 vjeç dhe Eugerto Selmani, 25 vjeç, banues në Shëngjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: