Portieri i Tiranës Edvan Bakaj, ka ndarë me ndjekësit në “instagram” një video me shokun e tij të skuadrës kongolezin 18 vjeçar Merveill.

Futbollisti me ngjyrë nga Afrika dëgjohet në video duke kënduar një këngë të reperit shqiptar Noizy. Padyshim që versioni i tij është më i dobët se ai këngëtarit, por përsa i takon së qeshurave, Noizy as që i afrohet.

@strekeer_merveil #midistirone#otr

A post shared by edvanbakaj (@edvanbakaj) on


Një moment i bukur nga dhomat e zhveshjes së “Selman Stërmasit”. Me siguri që pas videos së parë, Merveill do të ketë mjaft kërkesa për një klip të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb